from 0 review
3
Daily Tour
1 person
Albanian
DATAT E UDHETIMEVE:
► QERSHOR:15-20, 20-25, 25-30, 30-05 KORRIK.
HOTEL IKAROS 3* ( DHOMA KATERSHE: €319/P ) ( DHOMA TRIPLE: €329/P ) (DHOMA DOUBLE: €339/P )
HOTEL ALEXANDER 4* ( DHOMA KATERSHE: €379/P ) ( DHOMA TRIPLE: €389/P ) (DHOMA DOUBLE: €399/P )
► KORRIK: 5-10, 10-15, 15-20, 20-25, 25-30, 30 – 04 GUSHT.
HOTEL IKAROS 3* ( DHOMA KATERSHE: €349/P ) ( DHOMA TRIPLE: €369/P ) (DHOMA DOUBLE: €399/P )
HOTEL ALEXANDER 4* ( DHOMA KATERSHE: 429€/P ) ( DHOMA TRIPLE: €449/P ) (DHOMA DOUBLE: €499/P )
►GUSHT: 04-09, 09-14, 14-19, 19-24, 24-29, 29-03 SHTATOR.
HOTE IKAROS 3* ( DHOMA KATERSHE: €379/P ) ( DHOMA TRIPLE: €399/P ) (DHOMA DOUBLE: €429/P )
HOTEL ALEXANDER 4* ( DHOMA KATERSHE: €449/P ) ( DHOMA TRIPLE: €469/P ) (DHOMA DOUBLE: €519/P )
► SHTATOR: 3-8.
HOTEL IKAROS 3* ( DHOMA KATERSHE: €339/P ) ( DHOMA TRIPLE: €359/P ) (DHOMA DOUBLE: €389/P )
HOTEL ALEXANDER 4* ( DHOMA KATERSHE: €389/P ) ( DHOMA TRIPLE: €409/P ) (DHOMA DOUBLE: €439/P )
Nisja nga Tirana ne oren 20:00 ne darke nje dite para dates se nisjes.
BILETA E TRAGETIT KYLLINI – ZAKYNTHOS – KYLLINI EXTRA €25 PAGUHET TE GUIDA.
SHENIM: CMIMET E MESIPERME JANE TE VLEFSHME PER REZERVIME DERI NE 28 SHKURT!
Perfshihet ne cmim:
-Transporti me automjet komod
-Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
-Facilitetet sipas cdo hoteli
-All inclusive ( mengjes+dreke+darke+pije )
-Akomodimi 5 nete në hotelet perkates.
-SHEZLLONET NE PISHINE ( SIPAS DISPONUESHMERISE)
-Wi-Fi Free
Nuk perfshihet ne cmim:
-Siguracioni i shëndetit në udhëtim
-Shëtitjet me anije, sporte e ndryshme te ujit
-Lundrimi me Anije €35/person.
-Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kylini €25
-SHEZLLONET NE PLAZH
ISHULLI I BRESHKAVE KARRETA 22 EURO
-TAKSA LOKALE HOTEL 3* €5 DHOMA/NATE
-TAKSA LOKALE HOTEL 4* €10 DHOMA/NATE
-TAKSA LOKALE HOTEL 5* €15 DHOMA/NATE
PROGRAMI I UDHETIMIT:
DITA E PARE
► Nisja nga Tirana ne darke nje dite para dates se nisjes .
► Nisja nga Durresi darke nje dite para dates se nisjes ( Stacioni i Trenit dhe Plepat ).
Nisja nga Tirana ne Zakynthos. Pushime te shkurtra gjate rruges. Kalimi I doganes ne piken kufitare Kakavije. Pas kalimit te kufirit do te perdorim autostraden IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janines me qytetin e Patres per te shkuar me pas drejt portit te Kilinit ku do te marrim tragetin per ne Zakynthos. Rreth drekes mberritja dhe akomodimi ne hotel. Pushim. Pas konsumimit te darkes vizite ne qender te sheshit Solomos .
DITA E DYTE – NAVAGIO BEACH (Shipwreck Beach)
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit marrim anijen qe ben shetitjen rreth e qark gjithe ishullit te Zakynthos, ku vizitohen: Shpella e Delfinave, Fytyra e Poseidonit e gdhendur ne Shkemb, Navagio Beach (Plazhi me I famshem I Zakynthos), Shpella Blu, Shpella Keri, Xyriai (plazh kurativ), Porti San Nikola, Tsilivi. Kjo shetitje e mrekullueshme mbaron rreth ores 17:00 dhe ka nje kosto extra prej 35 euro per person. Kthimi ne hotel. Mbremje e lire.(Personat qe nuk kane deshire te jene pjesmarres ne udhetimin me anije mund te shfrytezojne plazhin afer hotelit).
NJOFTIM: Plazhi Navagio momentalisht eshte i mbyllur nga policia detare dhe nuk lejohet zbarkimi ne plazh i njerezve. Ndalesa qe behet ne kete plazh eshte panoramike dhe vetem per foto deri ne nje njoftim te dyte per hapjen e plazhit, por ndalesat e plazheve qe do te shfrytezohen nga anija do te komunikohen nga kapiteneria e anijes.
DITA E TRETE – VASILIKIOS BEACH
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi per plazh drejt zones Vasiliko, ku pervec plazhit do të keni mundsi te kryeni sporte te ndryshme ujore gjate qendrimit atje. Kohe e lire per plazh deri ne pasdite. Kthimi ne hotel . Pas darke shijojme jeten plot ngjyra qe keto pushime ne Zakynthos do te ofrojne, sipas deshires ne Taverna, Clube.
DITA E KATERT – QENDRIM I LIRE
Qendrim i lire.
DITA E PESTE – ISHULLI I BRESHKAVE
Mengjesi ne hotel. Me pas nisemi per tek anijet qe bejn lundrime te dedikuara per tek ishulli I breshkave .Pervecse tur rreth ishullit Marathonisi per te pare breshkat Carreta Carreta ( Simboli i ishulit te Zakynthos ) gjithashtu ne ate vend fantastic kemi mundesi qe te bejm edhe plazh.Anija per ne ishullin e breshkave ka kosto extra 22 euro per person. Kthimi ne hotel. Pasdite e lire.
DITA E GJASHTE – ZAKYNTHOS – TIRANE.
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Shqiperise, perseri nepermjet autostrades IONIAN ROAD. Kthimi per ne Tirane me ndalesa te shkurtra gjate rruges. Fundi I sherbimit tone.
Shenim: Personat qe nuk zgjedhin te kryejne udhetimet opsionale mund te shfrytezojne facilitetet e hotelit (pishine dhe plazhet afer tyre)
INFORMACIONE RRETH HOTELEVE
Hotel Alexander The Great 4*
Hotel Alexander gjendet në qendër të Laganas, pranë bareve dhe restoranteve. Vendodhje ideale për personat që preferojnë pushime aktive gjithashtu dhe gjatë mbrëmjes. Plazhi më I afërt është vetëm 7- 10 minuta larg nga hoteli. Përfshin 185 dhoma, 1 ndërtesë, 3 kate, 3 ashensorë, recepsion 24h; restorant, kuzhinë greke, 2 bare: në holl dhe pranë pishinës; exchange, dyqan suveniresh, tarracë me pamje nga pishina, parkim makinash. Të gjitha dhomat kanë një TV, frigorifer, telefon, kutinë e sigurisë, peshqirët, ajrin e kondicionuar dhe një ballkon ose verandë.I sugjeruar per cifte.
AJER I KONDICIONUAR – FREE
WIFI – FREE
Linku i hotelit: https://www.alexanderhtl.gr/
Ikaros Hotel 3*
Hoteli ideal buxhetor. Hotel Ikaros përfshin tre ndërtesa të ndara me 100 dhoma të dekoruara bukur të shpërndara në të gjithë ndërtesen. Të gjitha dhomat ofrojnë një tualet, ajër të kondicionuar, frigorifer. Hoteli ndodhet rreth 7-10 minuta ecje nga plazhi Laganas dhe fare prane nga qendra e Laganas ku ndodhen baret, restorantet si edhe lokalet e nates. Pishina e madhe është e vendosur në qendër të hotelit dhe për të vegjlit ka edhe pishinë për fëmijë. Shezllonet dhe çadra falas për mysafirët janë gjithashtu në dispozicion. Dhoma rekreative ofron aktivitete duke përfshirë ping-pong dhe bilardo. Nderkohe, po aty gjendet dhe bari dhe restoranti I hotelit ku sherbehet koncepti All Inclusive. I sugjeruar per familjare dhe çifte.
AJER I KONDICIONUAR – FREE
WIFI – FREE
Linku i hotelit: http://www.ikaroshotel.gr/index.html
Leave a review