Ju mund të rezervoni një udhëtim duke vizituar faqen tonë të internetit, duke na kontaktuar në rrjetet sociale ose duke na telefonuar. Ekipi ynë do t'ju ndihmojë me të gjitha detajet dhe procesin e rezervimit.
TIK TRAVEL ofron paketa turistike kombëtare dhe ndërkombëtare, udhëtime individuale dhe grupore, bileta avioni, ture kulturore dhe aventura të ndryshme të përshtatura sipas nevojave tuaja.
Pagesat mund të kryhen me kartë krediti/debiti, transfertë bankare ose me para në dorë në zyrën tonë.
Po, organizojmë udhëtime për grupe të vogla dhe të mëdha me itinerare të personalizuara. Kemi oferta speciale për shkolla, kompani dhe grupe familjare.
Politikat e anulimit varen nga lloji i udhëtimit dhe kushtet e furnitorëve tanë (hotele, kompani ajrore, etj.). Në përgjithësi, anullimet bëhen me penalitet sipas afatit të njoftimit. Për më shumë detaje, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë.
Për udhëtimet brenda Shqipërisë nevojitet vetëm karta e identitetit. Për udhëtimet jashtë vendit, varet nga destinacioni – mund të kërkohet pasaportë, vizë dhe siguracion shëndetësor. Ne mund t’ju ndihmojmë me aplikimet për viza nëse është e nevojshme.
Përveç transportit dhe akomodimit, ofrojmë guida profesionale, asistencë 24/7, siguracion udhëtimi, dhe paketa të personalizuara për aktivitete si ekskursione, aventura dhe ture kulturore.
Po, ofrojmë sigurime udhëtimi për mbulim shëndetësor, humbje bagazhi dhe vonesa të mundshme të fluturimeve.
Po, kemi shërbime transporti nga dhe drejt aeroportit, qoftë me transfer privat ose me autobusë të organizuar për grupet.