Udhëtim në grup

Vendet e Baltikut

Pranverë në detin Baltik

cmimi nga €669 /personi

Dita e Parë: Nisja në orën 00.00 nga Tirana me autobus për në Kroaci. Do të kalojmë nga Mai i Zi pa ndaluar për vizita dhe do drejtohemi drejt Zagrebit. Ndalesa të shkurtra për kafe dhe ushqim gjatë udhëtimit. Mbërritja në Zagreb rreth orës 18.00 dhe do të bejmë një vizitë më shumë panoramike në qytet për 3 orë duke e filluar nga Katedralja gotike e qytetit në Kaptol dhe më vonë do të shkojmë në lagjen Gradec ku gjendet hyrja e gurtë, Institucionet kryesore politike të vendit si dhe kisha mbreslënëse e Shën Markut. Do zbresim në dosnji grad dhe do shkojmë në sheshin Cvjetni. Aty do shohim shtatorën e poetit Preradovic dhe psk më poshtë të Teslas. Në fund do shkojmë tek sheshin e Republikës ku gjendet një nga veprat më të bukura të periudhës së sundimit Austriak, Teatri Kombëtar. Ndalesë e shkurtër për darkë në qytet. Kthimi në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

 

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Ljubljanë. Vizitë panoramike për dy orë e gjysmë në kryeqytetin Slloven. Do të fillojmë nga sheshi Krekov dhe pak më poshtë shtatorja e poetit slloven Vodnik. Do bejmë një ndalesë të nevojshme në zonën më të bukur të qytet, në urën Kasapve, mbi lumin Ljubljanica. Do dalim më vonë në sheshin qëndror të qytetit që mbaron emrin e poetit kombëtar të Franc Preseren, shtatorja e të cilin gjendet aty si dhe Kisha shumë e bukur Françeskane. Nëpërmjet rrugës tregtare Čopova do ndalemi tek Opera neorilindase e qytetit. Pak më poshtë do gjejmë të vetmin shesh që ka ende gjumë nga sistemi socialist, Sheshi i Republikës, i rrethuar nga godinat moderniste të kohës ndër to dhe Parlamenti i vendit. Sheshi i dytë i madh në qytetin e vjetër është Sheshi i Kongresit ku gjenden universiteti si dhe godina e Orkestrës Filarmonike. Në fund do të futemi në qytetin e vjetër për të parë bashkinën mesjetare të qytetit, Shatërvanin Robba dhe do vizitojmë Katedralen barok të Shën Nikollës. Udhëtimi vazhdon për në Zalcburg në Austrinë veriore. Në këtë itinerar do kalojmë brenda alpeve të europës duke admiruar pamjet e mrekullueshme të peisazhit përreth. Vizitë panoramike për rreth 2 orë në Zalcburg. Do ta fillojmë shëtitjen nga Katedralja e barok e Shën Rupertit, dhe në sheshin më të të madh përbri saj gjendet shtatorja e kompozitorit Mocart, i cili është lindur në atë qytet. Do lëvizim brenda qytetit të vjetër, i cili mrohet nga UNESCO si një nga qytetet më të mirëmbajtura barok të europës dhe do dalim më vonë tek ura Makartsteg mbi lumin Zalcah, e cila njihet si ura të dashuruarve. Do përfundojmë vizitën tonë në kopshtin e Pallatit Mirabell. Pasdite vonë, vazhdon udhëtimi për në Mynih të Bavarisë. Sistemimi dhe fjetja në Hotel.

 

Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Mynih dhe në mengjes do ta fillojmë nga qendra e qytetit, nga Sheshi Odeonsplac, vendi ku Hitleri për atentatin për grusht shteti, do vazhdojmë me sheshin e Maks Jozefit ku gjendet shtatorja e mbretit Bavarez, Opera kombëtare dhe residenca dimerore e familjes Vitelsbah. Do vazhdojmë tek Rruga tregtare Maksimilianshtrase dhe do të ndalemi tek shtëpia e birrës Hofbräu. Pas ndalesë së shkurtër, do shohim godinën më mbreslënëse të Mynihut, bashkinë në sheshin qëndror të Shën Mërisë. Do të dalim nga qendra e vjetër nga porta e Karlit, afër Shtahus dhe do të drejtohemi në pallatin veror të dinastisë Vitelsbach, Nymfenburg. Pas vizitës së kopshteve të tij, do shkojmë tek ekspozita e BMW dhe tek sheshet Olimpike si dhe do të vizitojmë kullën Olimpike 290 m të lartë. Rreth mesditës do të nisemi për në veri të Gjermanisë, për në Hanover të Saksonisë së poshtme. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit për kafe dhe ushqim. Mbërritje në Hanover në darkë vonë. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitën do ta fillojmë nga Bashkia e re e qytetit dhe nga parku Mash. Do të vazhdojmë përgjatë lumin Lainë dhe do të ndalemi tek veprat e artit Nanas. Do të kalojmë në krahun tjetër të lumit dhe do futemi në qytetin e vjetër nga hyrja Marstal. Qyteti i vjetër është i mbushur me ndërtime mesjetare dhe me disa kryevepra moderne siç është Muzeu i Historisë së qytetit. Ngjitur me të gjendet burimi i Oskar Vinter dhe shtëpia e Laibnicit. Në qendër të qytetit gjendet Kisha e Tregut dhe bashkia e vjetër, të cilat janë nga ndërtimet më të bukura mesjetare të Hanoverit. Do të shëtisim përgjatë qytetit të vjetër për të shkuar deri tek sheshi Këpke ku gjendet edhe ora me të njëjtin emër. Pak më poshtë është një instalacion i filozofit Laibnic. Në fund do të shkojmë për të vizituar kopshtet mbretërore me fame botërore të pallatit Herrenhauzen. Rreth mesditës do të nisemi për në kryeqendrën e veriut, në Hamburg. Hamburgu shtrihet përgjatë lumit Elba dhe është porti më i rëndësishëm si dhe qyteti i dytë më i madh gjerman. Vizitën në Hamburg do ta fillojmë nga Porti i Hamburgut dhe do fillojmë nga Spaihershtad, depot e portit, të ndërtuara mbi në ujë dhe që qëndrojnë mbi trungje lisi. Në fund të pjesës më perëndimore të kësaj lagjeje do të ndalemi tek Pallati i Koncerteve Elbfilarmi. Do shkojmë në veri të portit, në qytetin e vjetër dhe do ndalemi tek Kisha e Shen Nikollës, e cila është nga objektet e më të larta të kultit në botë. Më vonë do të shëtisim në qytetin e vjetër dhe do të ndalemi tek ndërtesa shumë e bukur neorilindase e bashkisë së qytetit. Pas vizitës do të nisemi për në Kopenhagen të Danimarkës. Mbërritja në Kopenhagen gjatë mbëmjes. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

 

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizita në Kopenhagen do të fillojë nga Fabrika e birrës Carlsberg dhe simbolikat që ajo mbart. Më pas do të shkojmë tek Parku Tivoli, Bashkia e Kryeqytetit Danez si dhe Pallati Kristianborg ku strehohen të treja pushtetet kryesore te vendit ne nje godinë.  Më pas do të shkojmë tek Sheshi i ri i Mbretit si dhe Porti i ri, Nyhavn, vendi më i fotografuar në Kopenhagen. Shumë afër prej andej gjendet Kopshi i Mbretit Kristian të IV-it si dhe Kështjella e tij Rosenborg, ku gjenden edhe kurorat mbretërore te Kurorës daneze. Pastaj do të shkojmë tek shtatorja më e famshme në qytet, Sirena e vogel H.K. Andersenit. Afër zyrave të kompanisë Maersk gjendet figura mitologjike Gefjon dhe ajo do të jetë ndalesa e rradhës. Pjesën më të bukur në qytet do ta shohim direkt pas kësaj vizite dhe ai është pallti mbretëror Amalienborg si dhe Kisha e Karlit. Në fund do të shkojmë edhe njëherë në qytetin e vjetër tek Katedralja e Grave, Universiteti i Kopenhagenit si dhe Kulla Rrethore e Tiko Brahe. Pas kësaj vizite do të nisemi për në Helsingør, udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë te Kështjella Kronborg në Helsingör, në të cilën zhvillohen ngjarjet e Hamletit dhe që është bërë e famshme nga Shekspiri. Vazhdon udhëtimi për rreth 30 min me traget për në Helsingborg të Suedisë. Vizitë e shkurtër në Helsingborg ku do shohim Bashkinë e qytetit, sheshin qëndror Stortorget si dhe Kalanë Kärnan. Më pas Nisja për në Gotenborg. Mbërritja në Gotenborg. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

 

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike në Gotenborg dhe fo të fillojmë nga sheshi Gotaplatsen, aty ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut. Më vonë do të shkojmë në ish lagjen e hollandezëve, Haga, duke qënë se inxhinierë hollandezë e ndërtuar me këtë model. Më pas do shkojmë  tek Opera e qytetit dhe në këmbë do të dalim tek Sheshi qëndror, ai i Gustav Adolf III-it, i themeluesit të qytetit, në atë shesh gjendet edhe Bashkia e qytetit. Do kalojmë mbi kanalet e qytetit, dikur të ndërtuara nga hollandezët dhe do zbulojmë qytetin e vjetër të tij dhe do të ndalemi tek kisha Domkyrkan. Paradite do të nisemi për në Oslo të Norvegjisë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit për kafe dhe ushqim. Gjatë drekës mbërrijmë në kryeqytetin Norvegjez dhe vizitën e parë do ta bëjmë në Akershus, kështjella mesjetare ushtarake e qytetit. Më vonë do shkojmë në qendër të qytetit dhe do fillojmë nga Bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobelit për Paqe, pastaj do dalim tek Bulevardi kryesor i qytetit Karl Johan Gate ku gjeden së bashku Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë, Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez. Do kalojmë lagjia Art Nouveau e qytetit dhe ne zonën Frogner gjendet parku i jashtezakonshëm Frogner me skulptura të Gustav Vigeland. Në fund do shkojmë në veri të qytetit, në zonën Holmenkollen aty ku gjenden pistat e sportit kombëtar të Norvegjezëve, pistat për Ski. Më pas do kthehemi në hotel. Sistemim dhe fjetje në Hotel.

 

Dita e Shtatë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Stokholm te Suedisë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit për kafe dhe ushqim. Mbërritje në Stokholm gjatë drekës. Qyteti është i ndërtuar në 13 ishuj në arkipelagun me të njëjtin emër në detin balltik dhe në liqenin Melaren. Fillimisht do të shkojmë pjesën lindore të qytetit, në ishullin Xhurgarden për të vizituar Luftanijen më të madh mesjetare në botë, të nxjerr nga arkipelagu i Stokholmit, anija Vasa. Më vonë do kalojmë nga bulevardi më i bukur i qytetit Strandvegen për të shkuar në ishullin e qytetit të vjetër, Gamla Stan, në ishullin qëndror ku do të shohim qytetin qëndror ku gjendet pallati mbretëror, Katedralja e qytetit, Akademia e Shkencave Mbretërore e Suedisë, Banka e parë qëndrore në botë, e cila jep çmimin nobel në Ekonomi. Kohë e lirë në qytetin e vjetër. E fundit do të jetë një pozicion panoramik ne ishullin jugor të qytetit, në Södermalm nga ku duken disa prej ishujve qëndrorë të qytetit. Më pas do të kthehemi në hotel. Sistemim dhe fjetje në Hotel.

 

Dita e Tetë: Mëngjesi në hotel. Vizitën do ta fillojmë vizitat nga Pallati Drotingholmen, residenca e ciftit mbretëror Suedez. Më vonë do shkojmë tek Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve të çmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze. Do të shëtisim në pjesët kryesore të qytetit si Sheshi Selgel dhe do të ndalemi tek Pallati i Koncertete, aty ku jepen çmimet Nobel çdo 10 Dhetor. Në orën 14:30 do të nisemi për në portin e Stokholmit dhe në orën 16:30 do të udhëtojmë me traget nga Stokholmi drejt Turku të Finlandës mes arkipelagut të Stokholmit, një nga vendet më të bukur të Europës me mbi 13.000 ishuj. Më vonë do të dalim në detin Balltik për të shkuar drejt Finlandës perëndimore. Akomodim në kabina në traget.

 

Dita e Nëntë: Mbërritja në Turku të Finlandës në orën 10:10. Vazhdimi drejt kryeqytetit të Finlandës, Helsinki. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë nga Turku. Vizitë panoramike të qytetit do ta fillojmë nga Parku Sibelius me monumentin mbreslënës qe i përkushtohet kompozitorit Xhan Sibelius, më pas do të shkojmë tek parku olimpik ku gjenden fushat olimpike dhe ku u mbaj olimpiada verore e 1952-shit. Do admitorojmë aty afër Teatrin Finlandez të operas dhe Baletit, i cili gjendet në gjirin Töölönlahti. Pastaj do të shkojmë në zonën qëndrore dhe do të ndalemi fillimisht në lagjen Töölö të poshtme, tek kisha Shkëmbore, një kryevepër arkitekturore në shkëmb që ngjason me një bunker. Do vazhdojmë tek sheshin e gjeneralit Manerheim ku mbizotëron shtazorja e tij. Do shkojmë pak më lartë dhe do të shohim Parlamentin e Finlandës. Si dhe Akademinë e Muzikës Sibelius. Në këmbë do të shohim stacionin qëndror hekurudhor, një nga stacionet më të bukur në botë i stilit romanik kombëtar. Aty ngjitur gjendet Sheshi i shkrimtarit Aleksis Kiven ku dominon këtë shesh shtatorja e tij edhe Teatei Kombëtar i Finlandës. Në lagjen Kluuvi gjendet objekti simbol i Helsinkit, Katedralja neoklasike Shën Nikollës. Do vazhdojmë më në jug tek Bashkia e Helsinkit si dhe tek katedralja ruse Uspenskin. Kthim në hotel. Sistemim dhe fjetje në hotel. 

 

Dita e Dhjetë: Mëngjesi në Hotel. Nisja herët në mëngjes për tek porti. Nisja nga Helsinki në orën 07:30 për në Talin të Estonisë. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbërritje në Talin. Fillimisht do të fillojmë vizitat në qytet Monumenti Rusalka dhe pak më poshtë do të vizitojmë pallatin Carik Kadriorg. Do shkojmë në qytetin e vjetër dhe do fillojmë nga lagjia Toompea, lagjia e sipërme e Talinit, aty ku gjendet Riigikogu, parlamenti Estonez si dhe perball tij Katedralja ruse e Aleksandër Nevskit. Lagjia Toompea, dikur vendi ku jetonte aristokracia e qytetit, sot është zons ku janë shumë ambasada, Katedralja e Shën Mërisë dhe pamja më e bukur mbi qytetin e vjetër. Më vonë do zbresim në qytetin e poshtëm nëpërmjet rrugës Pikk Jalg dhe nëpërmjet Portës së këmbëve të gjata do futemi në qytetin e dikushëm të Lidhjes Hansaetike, Reval. Do të shëtisim në rrugën Pik dhe do të dalim tek sheshi qëndror Raekoja ku dominon Bashkia e Talimit, nje ndërtesë mesjetare tepër e bukur. Nëpërmjet rrugës karakteristike Vana Viru, do të dalim nga qyteti i vjetër dhe do shkojmë tek Opera e qytetit. Gjatë drekës do të nisemi për në Riga të Letonisë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritje në Riga në pasdite. Vizitë panoramike e qytetit dhe do të filllojmë nga Bulevardi i Lirisë Brīvības dhe katedralja ruse e Lindjes së Krishtit. Aty do të  fillojmë shëtitjen në këmbë dhe më vonë do të ndalemi tek Monumenti i Lirisë. Përgjatë parkut të bastjonit, do të ndalemi tek Opera shumë e bukur Neoklasike si dhe ora Laima. Më vonë do të futemi në qytetin e vjetër dhe do shijojmë atmosferën fantastike dhe plotë gjallëri të qytetit të vjetër, plotë e përplotë me kafe dhe restorante nëpër rrugicat me frymën mesjetare. Objektet kryesore në qytetin e vjetër janë Kisha e Shën Pjetrit si dhe Sheshi qëndror Doma Laukums ku gjendet dhe Katedralja mesjetare e Rigës. Në fund vjen pjesa më e bukur, Shtëpia e Kokëzinjve, ndërtesat më të bukura të Rigës. Kthimi më hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

 

Dita e Njëmbëdhjetë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Vilnius të Lituanisë. Ndalesa të shkurtra për kafe dhe ushqim gjatë rrugës. Mbrritja në mesditë në Vilnius. Vizitë do ta fillojmë nga një hyrjet mesjetare të qytetit, nga Shën Mëria e Agimit dhe nëpërmjet rrugës së artë Austris Vartu do shkojmë tek godina tepër e bukur e Orkestrës Filarmonike të Vilniusit. Duke vazhduar shëtitur më poshtë do të dalim tek Kisha shumë e bukur e Shën Kashimir. Sheshi qëndror i qytetit të vjetër në fortë trekëndëshi është pak më poshtë, aty gjendet edhe bashkia neoklasike e qytetit te Vilnius. Duke shëtitur në rrugicat e ngushta të qytetit, fo të dalim në pjesën lindore të qytetit të vjetër, përgjatë lumit Vilnia, aty ku gjendet kisha më e bukur gotike e balltikut, ajo e Shën Anës. Do rikthehemi në zonën historike she do shkojmë në veri të qytetit të vjetër, tek Pallati i Dukës së madh, aty ku gjendet edhe shtatorja e themeluesit të qytetit, Gediminas. Pak më poshtë është katedralja neoklasike e Vilniusit dhe afër me lumin kryesor të qytetit, Neris, është Muzeu Kombëtar dhe shtatorja e themeluesit të Lituanisë, Mindaugas. Vazhdon udhëtimi për në Varshavë, të Polonisë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Varshavë. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

 

Dita e Dymbëdhjetë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në monumentet kryesore të Varshavës dhe do të fillojmë shëtitjet nga qyteti i vjetër përgjatë lumit Vistula. Në sheshin e Pallatit, Plac Zamkowy gjendet shtatorja e mbretit Sigismund III-it, i cili e bëri Varshavën kryeqytet të Polonisë në 1596-ën. Do futemi në qytetin e vjetër të Varshavës dhe në Sheshin qëndror Rynek Starego Miasta, shrshin më të bukur të Varshavës ku në qëndër të tij është një Sirenë. Rikthehemi në sheshin e Pallatit dhe përgjatë rrugës së Krakovit, do shohim Kishin madhështore të Shën Anës si dhe dhuratën austriake pas ndihmës që Jan Sobiecki dha në rrethimin e Vienës në 1683-in nga Osmanët. Përgjatë këtoj bilevardi të mbushur me kafe, restorant dhe godinat më të bukura të qytetit gjendet shtatorja e poetit kombëtar Adam Mikiewitz, Presidenca etj. Në kopshtin e Saksonisë gjendet një nga sheshet më të mëdha në qytet, ai i Gjeneralit Josef Pilzutzkit. Figurë emblematike për Poloninë e shekjllut të kaluar. Shtatorja e të cilit është aty së bashkë me monumentin e Ushtarit të panjohur. Me autobus do të shkojmë tek një dhuratë qe Stalini i bëri qytetit shekulin e kaluar, Pallati i Kulturës she Shkencës. Paradite do të nisemi për në Krakov. Ndalesa për ushqim dhe kafe gjatë rrugë. Mbërritja Krakov gjatë drekës. Vizitë panoramike në Krakov dhe shëtitja jonë do të përqëndrohet tek rruga mbretërore, e cila fillon nga sheshi Matejko, nga Kisha e Shenjtorit Mbrojtës të Polonisë, Shën Floriani. Përgjatë sheshit Matejko gjendet monumenti shumë i rëndësishëm për shumicën e Sllavëve, Monumenti Grundvalt. Ne veri të qytetit të vjetër gjendet Kulla mbrojtëse e qytetit të vjetër Barbican. Do futemi në qytetin e vjetër nepërmjet portës së Shën Florianit dhe në fund të të rrugës më të njëjtin emër gjendet një nga sheshet më të mëdhenj të Europës por edhe më të bukurit, Rynek Glówny. Në këtë shesh gjendet kisha gotike e Shën Mërisë, Sukienice, shtatorja e Adam Mickiewitz, Kulla e ish Bashkisë si dhe Kisha e Shen Vojisllav. Duke vazhduar përgjatë rrugës mbretërore, do shohim pak më poshtë kishën barok të Shën Pjetrit dhe Palit si dhe shtatoren e kletikut jezuit Piotr Skarga. Në fund të rrugës Kanonicza, do fillojmë të ngjitemi në kodrën Vavel, vendi ku dikur jetonin mbretërit Piast dhe Jagelonianë. Në hyrjen e kodrës Vavel gjendet nje figurë e shquar e kombit Polak, Tadeus Kosçiuk. Në brendësi të rrethimit të kodrës vavel gjendet Katedralja e Krakovit, aty ku jepje dikur meshë Para Vojtila po ashtu edhe Pallati rilindas, i ndërtuar nga italianë dinastive Polake deri me 1596 kur Krakovi ishte kryeqytet i Polonise Më pas nisemi për në Bratisllavë të Sllovakisë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Sistemim dhe fjetje në hotel.

 

Dita e Trembëdhjetë: Mëngjesi në hotel. Vizitë e shkurtë e kryeqytetit Sllovak dhe do të fillojmë nga Ura e Kryngritjes Sllovake, buzë Danubit. Më pas do të shkojmë tek sheshi Hviezdoslavovo Namesti ku gjendet kollona e Tre Shenjtorëve. Aty pranë është katedralja e Bratisllavës, ajo e Shën Martinit. Një vepër tepër e bukur gotike.Do të shëtisim përgjatë një prej bulevardeve qëndrore siç është Venturska dhe Mihalska duke shkuar tek tek Porta hyrse në qytetin e vjetër nga ana veriore e qytetit, ajo e Porta e Shën Mëhillit. Më poshtë do dalim tek sheshi Primacialne ku gjendet Pallati Primas, dikur residenca e Presidentit Sllovak, një nga ndërtesat më të bukura të qytetit. Aty pranë është sheshi qëndror i Bratisllavës, Hlavny Namesti, në të cilin gjenden disa nga godinat më mondane të qytetit si bashkia e vjetër, Kisha Jezuite, Pallati Palugiajov, si dhe shtatorja e Ignac Lemar.Do të lëvizim drejt jugut, drejt Portës së dikurshme jugore të qytetit, Rybarska ku do ndeshemi me një instalacion arti, i cili është më i fotografuari në qytet, ajo e punëtorit të kanaleve. Do dalim edhe njëherë tek sheshi Hviedozlavo ku gjendet Teatri kombëtar Sllovak. Në fund do dalim tek shtatorja e përsonazhit shumë të rëndësishëm Sllovak për shek. 19-ë, Luvodit Stura. Gjatë paradites do të nisemi për në Beograd të Serbisë. Ndalesa dhe pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritje në Beograd gjatë pasdites. 

 

Dita e Katërmbëdhjetë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e shkurtër në mëngjes në Beograd ku fillimisht do të vizitohet katedralja e Shën Savës në Vraçar. Më vonë do shkohet me autobus në pjesën qëndrore dhe do të ndalojmë tek sheshi i studentëve nga ku do shohim në këmbë bulevardit kryesor Kneza Mihailla dhe Parkun historik në qendër të qytetit, Kalemegdan ku gjendet fortesa e Beogradit si dhe shtatorja e fitores së Ivan Mestoviç. Do të nisemi për në Shqipëri. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit për ushqim dhe kafe. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.

Nisja më 1 Maj

 

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe.

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi me autobus: Tiranë - Zagreb - Mynih - Hanover - Hamburg - Kopenhagen - Hesingor - Helsingborg - Goteborg - Oslo - Stokholm - Helsinki - Talin - Riga - Varshavë - Bratisllavë - Beograd - Tiranë.

2. Udhëtimi me traget Stokholm - Turku dhe Helsinki - Talin.

3. Akomodim në hotel: Fjetje: 1 natë në Zagreb, 1 natë në Mynih, 1 natë në Hannover, 1 natë në Kopenhagen, 1 natë në Goteborg, 1 natë në Oslo, 1 natë në Stockholm, 1 natë me traget, 1 natë në Helsinki, 1 natë në Riga, 1 natë në Varshavë, 1 natë në Bratisllavë dhe 1 natë në Beograd.

4. Mëngjeset në hotele sipas programit.

5. Shëtitjet me autobus sipas programit.

6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

 

Në pagesë nuk janë përfshirë:

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.