Udhëtim në grup

Kroaci, Bosnje Hercegovine,

4 ditë në Zagreb, Sarajevë, Dubrovnik

cmimi nga €129 /personi

Udhëtime Turistike: Zagreb, Sarajevë, Dubrovnik. Datat e nisjes: 6,13 Mars

Udhëtime Turistike: Zagreb, Sarajevë, Dubrovnik. Vizitoni vendet më të bukura të Kroacisë dhe Bosnjës duke u bërë pjesë e një udhëtimi me autobus të mrekullueshem përgjatë bregdetit Malazez e atij Dalmat. 

 

Dita e Parë: Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjatë rrugës bëhet një ndalesë e shkurtër në afërsi të ishullit Shën Stefan. Në Budva pushim të shkurtër për kafe. Vazhdon udhëtimi për në Kroaci. Mbrritja në Dubrovnik, ku vizitohet: Hyrja lindore Ploce, Porti i vjeter, Katedradja e Shën Marias, dhe kisha Jezuite e Shen Igratius. Vazhdon shëtitja në rrugicat e ngushta dhe vizitohet: Burimi Onufrian, Rruga Tregtare “Stradun”, Kisha e Shën e Premtes,  e Shën Vlasit, Pallati Sponza dhe Pallati i Rektorit. Vazhdimi udhëtimit për në Neum. Mbrritja në Neum. Sistemimi dhe Darka në Hotel.

 

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisemi drejt Split. Mbrritja në Split, ku vizitohen: Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva. Nisja për Zadar. Vizitë e qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë, ku vizitohen: Lagja e vjetër, Katedralja e Shën Anastasisë, Kisha e Shën Donatus, Forumi Romak etj. Nisja për në Zagreb. Mbrritja në Zagreb. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Parasdite, Vizitë e Monumenteve kryesore të Zagrebit: Porta e Qytetit të vjetër, Katedralja, Shëtitorja Strossmayer, Kisha Shë Markut, etj. Pasdite nisja për në Sarajevë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt: Vizitë panoramike e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja për në Mostar. ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Medjugorje, Katedrales së Zonjës së Paqes. Bazhdon Udhëtimi për në Tiranë. Mbrritja në Tiranë.

 

Me Shume Detaje: Në pagesën 129 Euro përfshihen:

 

1. Udhëtimi vajtje – ardhje dhe shëtitjet me autobus.

2. Akomodim në hotel per 3 netë qëndrimi.

3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.

5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:

• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

• Hyrjet në monumente dhe muzeume.

• Siguracioni i shendetit ne udhetim (i keshillueshem)

 

Ju bëjmë me dije se

 

Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës ne momentin e rezervimit, ndërsa pagesen e plotë deri në 2 jave para nisjes. Nese udhetimi eshte brenda dy javeve, pagesa duhet bere e plote.

Pagesa e bëre është e pakthyeshme.

Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.