Udhëtim në grup

Austri, Hungari, Serbi

5 ditë në Vjenë – Budapest – Beograd

cmimi nga €199 /personi

Datat e tjera te nisjeve:11, 19 Mars 

Dita e Parë: Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat. Vazhdimi i udhetimit për në Split. Mberritja në Split. Sistemimi në Hotel.

 

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zagreb. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.

 

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbrritja në Budapest. Sistemimi në Hotel.

 

Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Gjatë ditës, vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Pasdite, Nisja për në Beograd. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Mbrritja në Beograd. Sistemimi në Hotel.

 

Dita e Pestë: Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.

 

Me Shume Detaje: Në pagesën 189 Euro përfshihen:

 

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me autobuz

2. Shëtitjet me autobus.

3. Akomodim në hotel.

4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.

5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.Në pagesë nuk janë përfshirë:

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

3. Siguracioni i shendetit ne udhetim (i keshillueshem)

Ju bëjmë me dije se

 

Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës ne momentin e rezervimit, ndërsa pagesen e plotë deri në 2 jave para nisjes. Nese udhetimi eshte brenda dy javeve, pagesa duhet bere e plote.

Pagesa e bëre është e pakthyeshme.

Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.