Udhëtim në grup

Bullgari

3 ditë në Sofje

cmimi nga €94 /personi

Sofje Bullgari nuk është një metropol gjigand. Por, kryeqyteti Bullgar mbetet një qendër urbane e re dhe moderne. Historia e qytetit fillon që në kohën Romake, atëherë kur quhej “Serdica” e vazhdon me periudhën Osmane e në atë të Ushtrisë së Kuqe. 

Datat e nisjeve: 6, 13, 21 Mars

Programi:

Dita e parë:

Nisja nga Tirana me autobus ne ora 04.00 te mengjesit, prane Korpusit, tek sheshi “Nene Tereza”, në drejtim të Maqedonisë. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe Drekë. Mbrritja në Shkup. Nisja nga Shkupi në drejtim te Bullgarisë. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Mbrritja në Sofje. Sistemimi në Hotel. Darka në Hotel.

 

Dita e dytë:

Mëngjesi në Hotel. Pjesa tjeter e grupit vazhdon vizitat me guide në Monumentet Kryesore te qytetit. Fillon nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Kisha Cifute Synagogue, Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar “Ivan Vazov”, Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt.  Darka në Hotel.

 

Dita e tretë:

Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit nisja për në Tiranë. Gajtë rrugës pushime të shkurtra për kafe dhe drekë. Mbrritja në Tiranë.

 

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje – ardhje, transfertat dhe shëtitjet me autobus.

2. Akomodim në Hotel me 4* ne qender te qytetit për 2 netë qëndrimi.

3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.

4. Shoqerues shqiptar gjate udhetimit

Në pagesë nuk janë përfshirë:

1.Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

2.Hyrjet në monumente dhe muzeume.

3.Siguracioni jetes ne udhetim ( i keshillushem ).*Disa dhoma mund te qellojne me krevate tek, te bashkuar.

Femijet:

0-2 vjec eshte falas.

2-12 vjec, nese akomodohet ne dhome me 2 te rritur, perfiton 20 euro zbritje.

mbi 12 vjec paguan si i rritur.

nese nuk i ka mbush 18 vjec, dhe udheton me njerin, ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.

*personi “tek”, ne dhome 2-she, paguan 135 euro.

*zbritja per transport individual – 20 euro

Ju bëjmë me dije se:

Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës ne momentin e rezervimit, ndërsa pagesen e plotë deri në 2 jave para nisjes. Nese udhetimi eshte brenda dy javeve, pagesa duhet bere e plote.

Pagesa e bëre është e pakthyeshme.

 

Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.