Udhëtim në grup

Serbi

3 ditë në Beograd

cmimi nga €99 /personi

Datat e tjera te nisjeve: 13,21 Mars

 

Programi

 

Dita 1:

Ora 04:00, nisja nga Tirana me autobus drejt pikës kufitare te Morines.

 

Gjate rruges ndalese e shkurter buze liqenit ne Kukes. Pas kryrjes së formaliteteve kufitare nisemi në drejtim të pikes doganore Hani i  Elezit, kalim nga Gryka e Kacanikut. Ne vazhdim drejtohemi ne afersi te Shkupit per pushimin e drekes dhe vazhdojme udhetimin tone ne drejtim te Presheves, pika kufita që lidh Maqedonine me Serbine. Vazhdojmë rrugën për në Beograd, ne darke. Akomodimi ne hotel.

 

Dita 2:

Pas mëngjesit fillojmë vizitat në katadralen e madhe të Sv. Saves, kalojmë në rrugën e famshme Skaderlie dhe drejtohemi në sheshin kryesor të qytetit. Pas kësaj do të drejtohemi:

 

në Kalanë e madhe Kalemegdan;

Beogradin e ri;

uren e re Ada mbi lumin Danub;

Rrugen e Shkodraneve;

pallatin e Presidentit apo dhe ate te Parlamentit;

si dhe ndertesa te tjera muzeale.

Pas kryerjes së vizitave do të drejtohemi në qendrën tregtare USCE ku do të kemi mundësi të organizojmë shoping për rreth 2 orë. Në varesi të dëshirës së grupit dhe me pagesë ekstra mund të organizohet një udhëtim në lumin SAVA dhe DANUB.

 

Dita 3:

Mëngjesi ne hotel dhe pastaj marrim rrugën e kthimit për në Atdhe. Nje nga dalesat gjate rruges do te behet ne Nish, qyteti i trete me i madh i Serbise dhe vendelindja e Perandorit Ilir, Kostandinit te madh. Rruga e kthimit do te jete nga Prishtina me pushime të shkurtëra kafeje..

 

Në cmim përfshihet

 

Udhëtimi me autobus komod vajtje – arrdhje dhe shëtitjet.

Akomodimi ne hotel me mengjes e darke

Shoqërimi me guidë në gjuhën shqipe.

Në cmim nuk përfshihet

 

Drekat në të gjitha ditët.

Hyrjet në muzeume, shëtitjet me anije dhe gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.

Shënim

 

Personi tek, në dhomë dyshe, paguan €135.

Zbritja për transport individual është €20.

Fëmijët

 

0-2 vjec janë falas;

2-12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;

mbi 12 vjec paguan si i rritur;

nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Ju bëjmë me dije se

 

Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 5 ditë para nisjes.

Pagesa e bëre është e pakthyeshme.

Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.