Udhëtim në grup

Bosnje Hercegovine

Udhetim ne Sarajeve, permes Malit te Zi,3 dite

cmimi nga €99 /personi

Datat e nisjeve: 6,13,20 Mars

Nisja nga Tirana në orë 04:00.

 

Kryerja e procedurave kufitare,  kalimi nga Hani Hotit dhe nga Podgorica ne drejtim te qytetit te Nikshiqit. Pushime te shkurtra gjate rruges per kafe. Vazhdim i udhetimit për në Sarajeve.

 

Vizite në Mostar ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim:

 

Urën e famshme të Mostarit;

rrugën e dyqaneve të mjeshterve të vjetër;

Xhaminë e Madhe;

Katedralen e Betonte te Mostarit ( e vetmja në botë).

Mbërritja ne Sarajeve, akomodimi dhe darka në hotel.

 

Kohe e lirë për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit: pishina olimpike e mbyllur(duhet perdorur kapuc noti), banja turke, xhakuzi etj.

 

Dita 2:

Mëngjesi.

 

Fillojmë vizitat në oborrin e familjes Mbreterore të Hasburgve në Ilizha dhe pas kësaj vizite transferohemi në Vrela Bosna ose Mushkeritë e Sarajeves ( pagese extra 1 euro). Nisemi per vizitat në Bashqarshi, Xhamite dhe Kishat e Sarajeves, që jo më kot është quajtur Jeruzalemi i Europës. Në marreveshje me grupin mund të organizohet shopping në qendrat e mëdha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT.

 

Kohe e lirë dhe konsumimi i drekës në një nga lokalet e qendrës së qytetit. Kthimi në hotel dhe shfrytëzimi i ambienteve të hotelit. Darka ne hotel.

 

Dita 3:

Mengjesi ne hotel.

 

Pas mëngjesit nisja për në Tiranë. Në rrugën e kthimit do të vizitojme Megjugorje ose vendi i Gospa Mira (Zonja e Paqes) ku do të vizitojmë Katedralen e Shenjtë dhe shijojmë bukuritë e këtij vendi të bekuar.

 

Nisja për në Tiranë. Gjate rrugës pushime të shkurtëra kafeje.

 

Mbërritja në Tiranë në orët e vona të darkës dhe fundi i shërbimeve tona.

 

Në cmim përfshihet

 

Akomodimi në hotel 4* për 2 netë qëndrimi.

Mëngjeset dhe darkat.

Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.

Shfrytëzimi i pishinave dhe xhakuzit në ambjentet e brendshme të hotelit.

Në cmim nuk përfshihet

 

Kerkesat ekstra jashtë programit.

Vizita tek kryqi në Medjugorje.

Gjithcka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet.

Siguracioni i jetës në udhëtim ( i keshillueshem)

Perdorimi i pishines eshte i mundur vetem me kapuc, nese nuk dispononi mund ta gjeni ne ambientet e hotelit me 2.5 euro

Fëmijët

 

0-2 vjec janë falas;

2-12 vjec, nëse akomodohet në dhome me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;

mbi 12 vjec paguan si i rritur;

nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Personi ne dhome teke paguan 122 euro.

Ju bëjmë me dije se

 

Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës ne momentin e rezervimit, ndërsa pagesen e plotë deri në 2 jave para nisjes. Nese udhetimi eshte brenda dy javeve, pagesa duhet bere e plote.

Pagesa e bëre është e pakthyeshme.

Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.