Udhëtim luksoz

Singapor - Kuala Lumpur - Phuket

Turi i madh i Azisë; Singapor - Kuala Lumpur - Phuket

cmimi nga €2470 /personi

Dita 1: Tirane – Singapor
Takimi me guiden tone ne Aeroportin e Tiranes dhe nisja me avjon.

“E ardhmja” ka ardhur me heret ne Singapor.Kjo duket ne infrastrukturen ultramoderne te ndertesave "qiellgervishtese", parqeve dhe linjave te metros qe ndertohen cdo dite. Per te kuptuar sesi ne pak kohe Singapori – vendi me i pasur ne Azi – po ndryshon mjafton te shohesh hotelin Marina Sands i hapur ne 2010-en. Jane tre kulla 56 kateshe, te cilat lidhen me platformen 340 m te njohur si SkyPark. Nje koktej ne nje nga baret e hotelit ju jep mundesine te shijoni panoramen e qytetit dhe te pishines ne maje te struktures, me e larta e ketij lloji ne bote. Gjysmen e asaj cka syri ju ze nuk ka qene keshtu 5 vite me pare, qe tregon transforminin e shpejte te qytetit. 

 


Dita 2:  Singapor
Mberritja ne Singapor ne pasditen e dates 3 mars.
Pritja ne aeroport nga partneret tane
Gjate transfertes drejt hotelit qe do te akomodohemi do te behet riprezantimi i turit ne ditet ne vazhdim 
Mbremje e lire per te eksploruar qytetin ku nuk do te mungojne sygjerimet e guides 
Akomodimi ne hotel Mandarin Orchard  5 * 

 

 


Dita 3: Turi i Qytetit te Singaporit
Mengjesi ne hotel dhe me pas nisim programin e turit te qytetit:
09:00: City Tour Singapor 
Turi i qytetit do te nise duke eksploruar lagjen Civic, do te kalojme permes fushes Padang, Klubit te Kriketit, nderteses historike e Parlamentit, Gjykates se Larte dhe Bashkise se Qytetit. Ndalesa e radhes do te jete ne Parkun Merlion ku do te kemi mundesi te shijojme pamjet mahnitese te Marina Bay. Hyrje ne Marina Bay, nje nga ndertesat me te medha te Singaporit. 
Ndalese per dreken. 
Do te ndalojme per foto prane statujes se Merlionit, krijeses mitologjike gjysem peshk gjysem luan, e cila njihet si simbol i qytetit te Singaporit. Para se te shkojme ne lagjen Chinatown ku ndodhet dhe tempulli i Thian Hock Keng, nje prej tempujve me te vjeter budisit ne Singapor, duke vazhduar me Kopshtin Botanik, i cili permban mbi 60.000 lloje orkidesh e bimesh tropikale. Ndalesa e fundit do te jete ne lagjen India e Vogel ku do te mund te shijojme aromat e jasminave, erezave dhe perjetojme kulturen indiane.  

Akomodimi ne hotel Mandarin Orchard  5 * 

 

 


Dita 4: Singapor – Kuala Lumpur
Mengjesi ne hotel
Me pas do te marrim autobusin per te vazhduar transferten drejt Kuala Lumpurit. 
Takimi me partneret tane ne Johor Bahru ne Kuala Lumpur. 
Kuala Lumpur eshte nje metropol modern, ne te cilin nderthuren kultura te ndryshme.Vizitoret e KL do te pershendeten nga Kullat Binjake Petronas, ikona te qytetit dhe nje numer i madh ndertesash te para-luftes te cilat reflektojne te kaluaren e pasur te qytetit. Ne 50 vite pavaresi qyteti eshte transformuar ne nje destinacion turistik rival i Tokios dhe Bangkokut. 
Ndalese gjate rruges ne sitet turistike te jugut te Malajzise dhe per dreken ( e pa  perfshire extra 18 euro)
Akomodimi ne hotel Doubletree by Hilton  

 

 


Dita 5: Turi i Qytetit te Kuala Lumpur
Mengjesi ne hotel
10:00 - Turi yne nis me qendren e qytetit ne Sheshin e Pavaresise (Dataran Merdeka) ku gjenden disa nga atraksione kryesore turistike si Ndertesa Sultan Abdul Samad, Stacioni i vjeter i Trenit, Klubi i kriketit Royal Selangor, Xhamia Masjid Jamek -xhamia me e vjeter ne KL, Masjid Negara – xhamia kombetare, Muzeun Kombetar. 
Gjate turit te qytetit do te kemi mundesi te shohim Kullat Petronas (hyrje ne kulle), kullat binjake me te larta ne bote te cilat sherbejne si zyra qendrore te kompanise kombetare te naftes dhe gazit - Petronas. Ndikimet islamike ne arkitekturen e tyre eshte evidente ne 5 nivelet e kullave qe perfaqesojne 5 shtyllat e Islamit dhe kurorat e tyre me minaret 63 m te gjata simbolizojne minaret e xhamive dhe Yllin e e Islamit.
Ndalese per te drekuar ne nje restorat lokal 
Pas drekes transferta me autobus per ne hotel 
Mbremje e lire per te eksploruar qytetit ku nuk do te mungojne sygjerimet e guides 

Akomodimi ne hotel Doubletree by Hilton 

 

 


Dita 6: Kuala Lumpur – Phuket
Mengjesi ne hotel 
Check out nga hoteli dhe transferta drejt aeroportit shoqeruar nga guida lokale 
Fluturimi ne Phuket me linjen Malasya Airlines nisja ne oren 12:40  nga Kuala Lumpuri 
Mberritja ne aerportin e Phuketit dhe pritja atje nga partneret tane dhe transferta drejt hotelit ku do te akomodohemi
Dreka e perfshire ne hotel 

Akomodimi ne hotel me 4*

 

 


Dita 7: Phuket
Mengjesi ne hotel
Tour me anije (Opsionale – 45 euro ): Provinca Phang Nga & Shetitje me anije
08:00–Transferta me autobus nga hoteli drejt provinces Phang Nga. Ndalesa e pare gjate ketij udhetimi rreth 2 ore me makine do te jete ne tempullin Wat Suwan Kuham, i cili mirepret nje numer te madh turistesh qe shkojne per te pare statujat e Budes brenda shpelles. Pas mbërritjes në gjirin e Phang Nga do te vazhdojme udhetimin tone emocionues me anije tradicionale permes shkembinjve gelqerore te ishullit te James Bond. 
Më pas do te shijome nje dreke me prodhime derti ne fshatin Koh Panyi Muslim, i cili eshte ndertuar teresisht me dru dhe mbi uje. 
Transferta drejt Phuketit, gjate rruges do te bejme ndalesa ne fabriken frutave te thata vendase dhe ne fabriken me te madhe ne bote te argjendarive. 

Akomodimi ne hotel me 4*

 

 


Dita 8: Phuket
Mengjesi ne hotel
Dite e lire per te shijuar disa nga plazhet me te bukura te Phuketit
Ishulli i Phuket eshte kryesisht i perbere nga male te ulta dhe me nje seri plazhesh te famshme me rere te bardhe, kryesisht ne bregun Perendimor. Plazhi me i famshem ne Phuket eshte Patongu. Patong Beach eshte nje nga epiqendrat me te bukura te ishullit shume i preferuar nga turistet nga e gjithe bota

Akomodimi ne hotel me 4*

 

 


Dita 9: Phuket Aeroport  - Kthimi
Mengjesi ne hotel 
Check out nga hoteli 
Ne pasdite takimi me guiden lokale dhe transferta nga hoteli ne Phuket drejt Aeroportit 
Udhetimi i kthimit drejt Tiranes 
Fundi i sherbimit tone